fbpx
-7.9 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Si shpjegohet lotimi i disa statujave fetare?

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Prej disa ditësh rrjetet kryesore sociale, sidomos në Itali, janë pushtuar nga imazhet dhe videot që portretizojnë statujën e Jezusit të vendosur në sheshin e parkut natyror Stupinigi në Torino. Arsyeja e kësaj buje të madhe, janë disa pika që duken si lot në fytyrën e statujës.

Siç mund të imagjinohet, besimtarët e cilësuan menjëherë këtë ngjarje si një mrekulli, ndërsa investigimi mbi këtë rast është ende në fazën paraprake.

- Advertisement -

Kronika e ngjarjes

Ngjarja ndodhin në rrugën provinciale numër 143 që lidh Biela-n me autostradën A4. Të enjten e kaluar, 8 dhjetor – Dita e Ngjizjes së Papërlyer sipas traditës katolike – një grup besimtarësh nga shoqata “La luce dell’Aurora” u mblodhën pas perëndimit të diellit në “Taverna degli Angeli” për t’u lutur për një familje në vështirësi.

Pikërisht në atë moment (siç raportohet nga të pranishmit) statuja e Krishtit u pa duke qarë, të paktën 4 herë. Një zonjë që ishte e para që e pa këtë gjë lajmëroi të tjerët për të vëzhguar atë që po ndodhte. Në ato momente statujës iu bënë disa foto, dhe siç e dimë ato u bënë shpejt virale në rrjetet sociale.

Autori i njërës prej videove më të rishpërndara në rrjet, tha se të gjitha provat tregojnë për një përlotje të vërtetë të statujës, duke qenë se atë ditë nuk binte shi dhe për më tepër, si koka ashtu edhe pjesët e tjera të trupit të statujës ishin krejtësisht të thata…

- Advertisement -

Për më tepër, të pranishmit e verifikuan në çast se lëngu që rridhte nga sytë nuk ishte rrëshira e rënë nga pemët e parkut. Pas zhurmës mediatike që nxiti kjo ngjarje, Arqipeshkvia e Torinos mori masa për të hequr statujën nga vendndodhja e saj, duke e çuar atë në selinë e saj.

Brohoritja për një mrekulli dhe dyshimet

Disa rastësi që lidhen me të qarat e supozuara të statujës, kanë bërë që shumë besimtarë të pretendojnë se ajo ishte një lloj shenje hyjnore, pra një fenomen i mbinatyrshëm. Para së gjithash, vendi i mrekullisë së supozuar është shumë afër pikës ku u raportuan vite më parë disa shfaqje të Virgjëreshës.

- Advertisement -

Edhe sa i përket kohës, kjo ngjarje ndodhi në Ditën e Ngjizjes së Papërlyer, që është shumë e rëndësishme në kuadrin e nderimit të Shën Mërisë. Së fundmi, njerëzit u mblodhën për lutje disa metra më tutje:një shenjë, sipas besimtarëve e një zbulese mistike që erdhi pikërisht në përgjigje të thirrjeve të besimtarëve.

Sipas asaj që kanë thënë disa teologë të krishterë, kjo shenjë mund të ishte një çështje e një shqetësimi që erdhi nga lart. Edhe pse nuk ka dyshim që kjo çështje nuk mund t’i besohet të ashtuquajturës “gjykatë” e internetit, duhet thënë se duke parë komentet që janë grumbulluar në kanale të ndryshme sociale, vërehet njëfarë hezitimi në interpretimin e asaj që ndodhi si një fenomen i mrekullueshëm.

Në qendër të kritikave është mbi të gjitha çështja e provave të prekshme:meqenëse janë kryesisht fotografi, pothuajse gjithçka që kemi janë imazhe statike. Dhe si të tilla ato nuk tregojnë vetë të qarën, por në fakt vetëm pikat e palëvizshme që lagin fytyrën. Nga ana tjetër, reagimet e mediave ishin interesante. Shumë gazeta përdorën tituj, sikur e qara apo edhe mrekullia të ishin fakte të vërtetuara dhe të pakontestueshme.

Rastet e tjera

Aktualisht statuja është nën ekzaminimin e në Arqipeshkvisë së Torinos, ku vetë peshkopi, Roberto Repole, kërkoi të ekzaminohej objekti. Për momentin nuk janë planifikuar analiza specifike shkencore, por janë bërë vetëm disa konsiderata të përgjithshme.

Një aspekt më se i dukshëm, është se në dallim nga shumica e rasteve të ngjashme në të kaluarën, lëngu që dilte nga sytë duket të jetë transparent dhe jo i kuq si gjaku. Ndërsa analiza e imazheve të një videoje amatore të xhiruar në orën 18:30 të datës 8 dhjetor, lotët e supozuar duken krejtësisht statikë për të gjithë minutën e xhirimeve.

Ky element ka nxitur disa të theksojnë se deri më sot nuk ka asnjë dëshmi për këtë ngjarje si një fenomen dinamik, pasi gjithçka që kemi janë disa foto dhe video ku asgjë nuk lëviz dhe asgjë nuk ndodh. Megjithatë, duhet theksuar se edhe reagimi i Kishës ka qenë veçanërisht i kujdesshëm dhe përballë këtyre dukurive ka gjithmonë njëfarë skepticizmi.

Nga njëra anë, edhe nga këndvështrimi i besimtarëve, mrekullitë e supozuara të statujave që qajnë apo kullojnë gjak, nuk janë pjesë e besimit fetar. Prandaj besimtarëve u kërkohet të mos besojnë fare tek këto dukuri specifike. Po ashtu disa precedentë të famshëm imponojnë kujdes ndaj të gjithave rasteve të ngjashme.

Në fakt në të kaluarën, në rastin e statujave të tjera që “qanin”, u konstatua prania e yndyrës së derrit në lëngun që dukej se rridhte nga sytë. Tek të tjerat janë identifikuar fenomene të kondensimit apo edhe rrjedhje të ujit, që përfundonin duke e lagur statujën tek sytë.

Deri më sot, vetëm një pjesë e vogël e statujave që qajnë, kanë mbetur pa një justifikim të thjeshtë shkencor për atë që ndodhi, aq sa ato klasifikohen ende në kategorinë e mrekullive të mundshme. Një rast i ngjashëm me atë në Torinos, është ai i statujës së Shën Mërisë së Çivitavekias në vitin 1995.

Pas 5 vite hetimesh, çështja u mbyll pa asgjë të provuar, sepse pasi u verifikua se gjaku në statujë ishte i një njeriu mashkull (i plotësuar me një profil gjenetik) nuk ishte e mundur të krahasohej kampioni i mbledhur me ADN-në e personave të familjes që zotëronte statujën, të cilët mohuan gatishmërinë e tyre për t’iu nënshtruar testit krahasues.

Megjithatë, shkencëtarët e kanë përgënjeshtruar një pjesë specifike të historisë:Në rast se sipas dëshmitarëve statuja do të kishte kulluar gjak disa herë, analiza stratigrafike tregoi se në statujë ishte depozituar një shtresë e vetme gjaku.

Në dy raste të tjera (qershor 2002 dhe maj 1994) statujat e supozuara që qanin rezultuan të ishin falsifikime spontane:në fakt “lotët” nuk ishin asgjë më shumë se sa rrëshira e përdorur për t’i mbajtur sytë të fiksuar në kokën e monumentit, dhe që ishte lëngëzuar nga nxehtësia e pranverës.

Nëse ndonjëherë mund të jetë shkencërisht e vështirë të bëhet dallimi midis hipotezës së derdhjes (të vullnetshme ose të pavullnetshme) të lëngut mbi statuja, e cila jep përshtypjen e një qarje dhe cilësimit të lëngut si nga një burim mbinatyror, rastet e mbledhura deri më sot na lejojnë të vërtetojmë se në shumicën dërrmuese të rasteve bëhet fjalë për rastin e parë.

Përkthyer nga CNA.al

- Advertisement -

Të fundit

Grabiten kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga tërmeti, arrestohen nga Policia turke

Pas fatkeqësisë së tërmetit, një grup personash kanë grabitur kamionin me ndihma që Fenerbahçe dërgoi për të prekurit nga...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -