20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Si rrallë herë aleati i Putinit mesazh Vuçiqit: Nuk mund të uleni në tre karrige njëherësh

Diktatori i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se populli serb duhet të ndihmohet dhe do të duhet të ndihmohet, transmeton RIA Novosti.

Autoritetet serbe nuk mund të ulen në tre karrige njëherësh, tha më 2 gusht presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duke komentuar situatën e fundit në Kosovë, raporton Sputnik Bjellorusia.

Diktatori bjellorus i bëri thirrje Serbisë që të rreshtohet ose me Rusinë, ose me Perëndimin! . Populli serb ka nevojë për ndihmë, por Minsku gjithashtu merr parasysh politikën e Serbisë ndaj Bjellorusisë, vuri në dukje ai.

“Epo, nëse duan të ulen atje, siç thonë ata, në tre karrige, nuk do t’ia dalin. Këtu jemi, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët… Dhe Serbia duhet të zgjedh”, tha Lukashenka.

Serbisë nuk do t’i lejohet “të ulet në të gjitha këto karrige”, dhe para së gjithash Bashkimit Evropian, ku ky vend është kaq i etur. Ka një problem, është një “pyetje fryma”, shtoi ai.

Të fundit
Lajme të lidhura