8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

“Si qen i tërbuar”, Berisha përdor gjuhë të ulët ndaj disa shërbyesve të Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, Qeverinë Kurti e ka quajtur regjim në ikje.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kjo qeveri po shfrytëzon të pafytyrët dhe pa kurrizoret për qëllime të veta.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përdorur gjuhë të ulët ndaj shërbyesve të Qeverisë Kurti, duke i quajtur qen të tërbuar.

- Advertisement -

“Kriza morale në shoqërinë tonë që po arrijnë kulminacionin, është rezultat i një “investimi” që regjimi aktual po e bën duke vlerësuar të pafytyrët si e arritur profesionale dhe akademike. Servili mbetet servilë kudo që pozicionohet! Sitemet totalitare zakonishtë i kanë shfrytëzuar të pafytyrët dhe pakurrizorët si “salveta” një përdorimshe për kohë të caktuar dhe pastaj i kanë hudhur në koshin e plehrave”. Tendencë e disa trushpërlarëve për t’i shërbyer regjimit në ikje, si qeni i tërbuar për të lëpirë ndonjë kockë të mbetur, është racë e njohur për ne qê nga koha e jugosllavëve dhe Jugosllavisë. Shkatërrimi i të arriturave mbi 20 vjeçare në këtë vend, dhe zëvendësimi i vlerave me antivlera për llogari të politikës ditore, do t’i vije fundi së shpejti…”, ka shkruar Berisha.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -