19.3 C
Pristina
Thursday, August 18, 2022
- Advertisement -

Si po bëhet Vetëvendosje me hapa gjigand si PDK’ja e Prontos

Deputeti i 50 mijē eurove i ka 4 vende pune. Është doktor, profesor, biznesmen dhe deputet. E që ti kryejë të gjitha kēto punë ai duhet të jetë në katēr vende njëkohësisht ose truri t’ia procesojë katër probleme të ndryshme në të njējtën kohë. Kjo është e pamundur. Pra, ai ka zaptuar diçka që nuk ështē e tij.

- Advertisement -

Njëjtë si ai, Vetëvendosje ka plot deputetë tjerë.

Për më tepër, puna në institucione private si rasti i Shkretës që punon në UBT ose në klinikë dentare është konfIikt i hapur interesi. Ai është deputet dhe si i tillë duhet të mbrojë interesat e popullit. E kur punon për tjetërkënd, në këtë rast në dy sektorët kryesorë dhe problematikë tē vendit, si arsimi dhe shëndetësia, ai sdo të mund ti mbrojë interesat e votuesve, pasi ka direkt interesa tjerë për të mbrojtur.

Si rrjedhojë, arsimi dhe shëndetësia vetëm degradohen. Nuk ka asnjë avancim për mirē tash e njē vit e gjysmë.

- Advertisement -

Njëjtë ndodhë eshe me sektorët tjerë ku pubojnë deputetët e pushtetit. Pos kësaj, uzurpojnë edhe qindra vende pune, të cikat mund ti kishin ata që e kane kryes shkollimin dhe janë krejt të papunë.

Natyrisht kur ke disa punë dhe atë në sektor jetikë, një deputet vije lehtë deri tek 50 mijë euro. E se nga i mori, ai duhet të japë llogari.

Por, esenciale në këtë rast është që secili deputet gjatë kohës së mandatit të jetë vetëm deputet.

- Advertisement -

Nuk mund të rritet mirëqenia vetëm me premtime. Ajo rritet me sakrifica. Doherë ishin pikërisht këta deputetë qē sytë dojshin me ia nxjerrë Arsim Bajramit që kushte disa vende pune. E fundja, ai ishte eksperti më i mirë i lamisë së tij.

Apo iu doket vetja mē të barabartë se të tjerēt, siç do të thoshte George Orwelli tek Ferma e Kafshëve. Duket që tash skanë kohë as ta lexojnë.

Thjeshtë heshtin, gllabërojnē vende pune dhe para, duke e imituar me shpejtësi PDK’në. Vetëm se kësaj radhe edhe duke e mbytë secilën shpresë në këtë vend, pasi erdhēn në pushtet pikërisht si shpresa e fundit.

Në këtë situatë, kur ka raste korruptive, kur tashmë në disa raste eksponentē të VV’së që kaneë pushtet hasen me pare të majme, kur ka akuza për nepotizëm e lloj lloj marifeti tjetër, habit heshtja e Albin Kurtit.

Ai duhet të merret urgjentisht me Martin Berishajn, me Liburn Aliun, me Mirsad Shkretën e plot të tjerë nëse nuk dëshirin të pësojë fiasko. /Kosova ime

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -