5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Si përfituan kompanitë serbe mbi 400 milionë euro nga KEK-u

- Advertisement -

Kompanitë serbe, duke llogaritur edhe blerjet e energjisë, të cilat që nga paslufta e deri më 2013 janë mbi 365 milionë euro, por edhe tenderët e tjerë, janë përfituese të mbi 400 milionë eurove vetëm nga KEK-u.

- Advertisement -

OLAF (Zyra kundër mashtrimeve e BE-së) gjeti lidhje të dyshimta te tenderët e kompanive serbe të importit të energjisë, që kryesisht që nga viti 2000 e deri më 2012 paraqiten emrat “Rudnap” me seli në Beograd, “Gen-i”, njësia nga Beogradi, dhe kompanisë “EFT” që ka seli në Londër, por që rrënjët i ka në shtetin serb.

Për hetuesit evropian mes KEK-ut e kompanive serbe janë kryer transaksione të dyshimta. Për këtë është përdorur “Artesia Bank” me seli në Greqi, ku përfitues ka qenë biznesmeni serb Vuk Hamovic, e në këtë bankë kanë përfunduar pagesat për firmat “EPCG”, “EFT” dhe “Rudnap”, që sipas “OLAF”-it konsiderohen si rrjeti ballkanik i energjetikës.

- Advertisement -

Poashtu, sipas këtij hetimi, dyshohej për lidhje të ndërmjet “EFT”-së dhe “Rudnap”, të cilat udhëhiqen nga një grup i njëjtë i biznesmenëve, si Vuk Hamoviç, Vojin Lazareviç e James Nye. Përveç në “Artesia Bank”, Hamoviç dhe Lazareviç janë partnerë edhe në bankën “EuroAsix”, me seli në Beograd. Aksionar në kompaninë “Rudnap”është edhe biznesmeni Damir Fazlliç, i cili akuzohet për krime ekonomike në Ballkan, kurse në Shqipëri akuzohej ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, që në atë kohë e mbante Fazlliqin për mik të afërt.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -