7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Si pasojë e tërmetit në Kahramanmaras kanë vdekur 70 shqiptarë, 3 të tjerë në Hatay”

- Advertisement -

70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay. Kështu thotë kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya.

- Advertisement -

Sipas tij, deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. Ai kritikon Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmojnë familjeve të prekura nga tërmeti.

Evren Kaya, i cili tregon se po udhëtojnë nga Adana thotë se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

- Advertisement -

“Tani në Kahramanmaras 70 veta na kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre persona shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për tu ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, tregon ai për KosovaPress.

Ai tregon se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti po kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada neve nuk na ka kërkuar hiç. Telefon nuk na ka bërë hiç prej Kosovës. Se di për karrige është ardhur apo për çfarë ka ardhur në Turqi, nuk po e di. Ky ambasadori hiç nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe krejt ata që janë kryetarë”, shprehet ai.

- Advertisement -

Më tej, Kaya shprehet se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës ka dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Edhe ai është në fshat tonin për momentin, si po e pyes diçka po nis të qajë se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 30 mijë persona.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -