9.5C
Pristina
3 Mars, 2021 - 13:35

Shyhrete Behluli dhe Halil Kastrati për drekë në shtëpinë e të moshuarve në Suharekë

Në Gjinoc të Suharekës dy muaj më parë është bërë përurimi i shtëpisë së të moshuarve.

Aty do të strehohen të gjithë ata që nuk kanë përkujdesje familjare.

Gjatë ditës së sotme për vizitë ishte këngëtarja kosovare Shyhrete Behluli e cila ka drekuar bashkë me humanistin e njohur Halil Kastrati duke u shoqëruar nga kryetari i komunës Bali Muharremaj.

Në faqen në facebook “Lajme nga Suhareka” janë publikuar dy imazhe duke shkruar: Shtëpia e të Moshuarve tani po jep gjallëri dhe shpresë.

Me shumë knaqësi sot drekuam me këngëtaren e respektuar Shyhrete Behluli dhe Humanistin Halil Kastrati, Bali Muharremaj.

Të fundit

Të tjera nga rubrika