fbpx
0.3 C
Pristina
E martë, 31 Janar, 2023

Shumë zyrtarë të lartë japin dorëheqje në Ukrainë, Zelensky i ndalon të largohen nga vendi

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Sikur të mos mjaftonte vetëm lufta, por një skandal korrupsioni ka ndodhur në Ukrainë. Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se do të shkarkonte shumë zyrtarë të lartë, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me fondet e luftës, shkruan BBC.

Ndihmësi i lartë Mykhailo Podolyak tha se Zelensky po i përgjigjej një “kërkese kryesore publike” që drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë. Presidenti ka ndaluar tashmë zyrtarët shtetërorë që të largohen nga vendi.

- Advertisement -

I pari që dha dorëheqjen të martën ishte Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës së presidentit, i cili mbikëqyrte politikën rajonale dhe kishte punuar më parë në fushatën zgjedhore të Zelensky.

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë shkurtin e kaluar, ai u bë një zëdhënës i shpeshtë i qeverisë. Ai ishte i përfshirë në skandale për përdorimin e makinave të shtrenjta, megjithëse i mohon akuzat.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Vyacheslav Shapovalov dha gjithashtu dorëheqjen, pas raportimeve se ai mbikëqyrte blerjen e furnizimeve ushqimore ushtarake me çmime të fryra nga një firmë relativisht e panjohur. Departamenti e quajti këtë një “gabim teknik”.

Vetë ministri i mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka qenë nën vëzhgim për të njëjtën arsye. Një mori zyrtarësh të tjerë të lartë njoftuan gjithashtu dorëheqjet e tyre të martën, duke përfshirë:

- Advertisement -

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Oleskiy Symonenko

Zëvendësministri për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve Ivan Lukeryu

Zëvendësministri për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve Vyacheslav Negoda

- Advertisement -

Zëvendësministri për Politikën Sociale Vitaliy Muzychenk

Dhe guvernatorët rajonalë të Dnipropetrovsk, Zaporizhzhia, Kyiv, Sumy dhe Kherson

Ukraina ka një histori korrupsioni dhe në vitin 2021 Transparency International e ka renditur vendin në 122 nga 180 vende në renditjen e shteteve të korruptuara.

Në një fjalim të dielën, Zelensky premtoi se “nuk do të ketë kthim në atë që ka qenë në të kaluarën, në mënyrën se si jetonin njerëzit e ndryshëm pranë institucioneve shtetërore”.

- Advertisement -

Të fundit

Britanikët tregohen të qartë: Nuk lejojmë krijimin e një enklave serbe në Kosovë

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -