fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Shukri AIiu zbuIon detaje nga vdekja e profesor Fehmi Aganit: Prapa kësaj qëndrojnë një shqiptar dhe një serb

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Veprimtari Shukri Aliu, i cili kishte dëshmuar kundër Millosheviqit në Hagë, në një intervistë ka thënë se një shqiptar dhe një serb qëndrojnë prapa vdekjes së e profesorit Fehmi Agani.

Ai ka përmendur disa emra, të cilët sipas tij kanë kryer vrasjen e profesor Aganit më 6 maj 1999.

- Advertisement -

Aliu ka treguar gjithashtu se si të njëjtët kanë shkuar në shtëpinë e gruas së tij për t’i ofruar ndihmë, me pretendimin se Agani është vrarë nga ushtria e UÇK-së.

Aliu ka pohuar se është i pari që ka nxjerrë informacione lidhur me vdekjen e profesor Aganit.

“Velko Adalloviq është përgjegjës për një vrasje që na ka ndodhë jashtëzakonisht e rëndë profesor, Fehmi Aganin, ky së bashku me një shqiptar Selim Gurgjufi me 6 maj 1999 kanë shku në shtëpinë e Fehmi Aganit, i janë drejtu gruas së tij të ndjerës Sadije Agani i kanë ofru ndihmë për varrimin kinse e ka vra ushtria e UÇK-së, Fehmi Aganin. Ajo i ka përzënë prej shtëpisë dhe ju ka thënë kurrfarë ndihme prej juve sdua se ju e keni kry atë vepër”, ka thënë Aliu.

“Veprën e ka kry Njësiti për operacione speciale të Kosovës serbe. Është baba e bir, Obrat Vjeshtica me gjithë djalin, këta janë kryesorët. Ai njëri nga ata që ka marrë pjesë në vrasje, unë jam i pari që po i zbulojë. E për krejt këto më i informuari është Velko Adalloviq. Fehmi Agani është vra në fshatin Suhodoll të Lipjanit. Mirë u bë që kjo ditë erdh me zbulu edhe këtë”, ka thënë Aliu.

- Advertisement -

Të fundit

Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -