5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Shtrenjtohen mishi dhe “pastërrmat”, në Kosovë, 13 euro kilogrami, deri në 5 euro mishi i viçit të gjallë!

Rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk i ka shpëtuar as mishi. Një kilogram mish ka një çmim gogja të shtrenjtë, duke pasur parasysh gjendjen sociale në vend. Një kilogram mish ka një çmim prej 9 deri në 13 euro.

- Advertisement -

Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë për IndeksOnline, se çmimet e mishit, po vazhdojnë të rriten.

“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai.

Humolli shpreson që këto shtrenjtime mos të vazhdojnë, pasi që gjendja në Kosovë është renduar.

- Advertisement -

“Uroj të mos këtë shtrenjtime sepse pe shohim gjendjen në Kosovësiçështë, edhe në Evropë”, theksojë ai.

Ai teksa bënë krahasimet e çmimeve të mishit, me ato të vitit të kaluar, thotë se kanë pësuar rritje diku nga 4 deri në 5 euro.

“Mishi vitin e kaluar ka qenë 7 deri 7.50 euro, kurse këtë vit është 9 euro. Po flasim për mishin e demit. Ndërsa, çmimi i mishit të vicit tëqumështit ka qenë 10 euro tashme është 13 euro”Video: 1:13 “Ka pasur edhe rritje tëçmimeve tëviçave tëgjallë, nëpër tregjet e Kosovës, diku sillen prej 4-5 euro kg”, tha ai.

- Advertisement -

Ekipi i “IneksOnline”, ka vizituar edhe tregun, ku behët shitja e mishit të gjallë, ku për momentin çmimet sillen nga 3.20-3.50 euro për kilogramë. Tregtarët paralajmëruan se do të vazhdojë rritja e çmimeve nëse situata është e tillë.

Ata për IndeksOnline bën të ditur se deri në fund të vitit pritet të behët deri në 5 euro për kg.

“Po qysh jo, po vazhdon mu rrit. Deri në vitin e ri 5 euro do të behët”, kanë thënë tregtarët.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -