7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shtohen përpjekjet për marrëveshje, Kurti me Scholz e Ministren e Macron flasin për takimin me Vuciq në Bruksel

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla kaën takuar sot në Mynih kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe shefen e diplomacisë franceze, Catherine Colonna.

- Advertisement -

Sic njofton kryeministria në këtë takim është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës në Bruksel.

Gjithashtu edhe për propozimin franko-gjerman të cilin Qeveria e Kosovës thotë se tashmë e ka pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara.

- Advertisement -

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njofitm.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës./Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -