22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Shteti vihet në lëvizje për gruan që kërcënoi e ofendoi kalimtaren

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë.

E njëjta, me pretekstin se babai i saj është porokuror e kërkon të njejtën të largohet nga rruga.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj.

Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

Të fundit
Lajme të lidhura