13.4 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

‘Shteti ka buxhet të na ndajë nga 100 euro’: Jasharaj ka edhe një kërkesë nga qytetarët

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj në konferencë për media ka thënë se po hyjnë në grevë të përgjithshme dhe kërkon nga qeveria t’u ndajë nga 100 euro, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ai shprehet optimist se qeveria mund t’i ndajë nga 100 euro 86 mijë të punësuarve në sektorin publik sepse ka buxhet të mjaftueshëm.

”Kërkesa për 100 euro ka rrjedhë sa i përket ligjit të pagave. Nuk kemi shkuar në shuma të tjera. Sepse janë 86 mijë të punësuar në sektorin publik. Do të ishte shenjë simbolike në këtë kohë krizë. Jemi të bindur se shteti do ti ndante 100 euro sepse ka buxhet. Edhe këtij 100 euro shteti i ka thënë jo dhe po mundohet të injorojë kërkesat e sindikatave,” tha Jasharaj.

Ndër të tjera i pari i SBASHK’ut deklaron se janë munduar me të gjitha forcat të shpëtojnë vitin e ri shkollor. Derisa ka kërkesë edhe për qytetarët që ‘gishtin’ ta drejtojnë nga qeveria e jo nga ata.

- Advertisement -

“Kemi bërë qmos për të shpëtuar vitin shkollor. Kemi kërkuar 100 euro dhe jemi të bindur se qeveria kish mundur ti realizojë. Po ta kishim ligjin e pagave këto nuk do të bëheshin. Lus qytetarët mllefin që e kanë mos ta orientojnë tek ne po kah qeveria. Dhe kemi hyrë në grevën e përgjithshme por që ishalla nuk zgjat. Kemi bërë rrugëtim 9 muaj me apelin kryeministër plotësoja këtë kërkesë të gjithëve,” theksoi ai

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -