fbpx
11.6 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Shtetet e QUINT’it në Prishtinë e Beograd me takime të koordinuara, paradite me Vuçiq, pasdite me Kurtin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti pas takimeve që ka pasur me Gabriel Escobar dhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, ka pritur sot në Qeveri edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

- Advertisement -

Në këtë takim kanë diskutuar për çështjet aktuale të dialogut me theks të veçantë për energjinë dhe për vendimin e Qeverisë për targat.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti s’ka dhënë përgjigje për çështjen e afatit 10 mujor të kërkuar nga Washingtoni dhe Brukseli.

“Për sa i përket temës së dialogut, në takim u diskutua për elementet e ndryshme në kornizën themelore të marrëveshjes së ardhshme për të cilën kryeministri Kurti tha që duhet ta sjellë normalizimin e plotë me njohjen reciproke në qendër”, thuhe tnë komunikatë.

- Advertisement -

“Energjia kishte vëmendje të veçantë. Kryeministri Kurti i njoftoi ambasadorët për masat e qeverisë në ndihmë të qytetarëve dhe si përgjigje ndaj krizës energjetike që ka kapluar të gjithë kontinentin e Evropës. Ai po ashtu foli për rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të udhërrëfyesit për energji, ndaj të cilit dakordim Republika e Kosovës dhe institucionet vartëse kanë treguar përgjegjshmëri të lartë duke përmbushur obligimet tona në kohë rekord”, thuhet tutje.

“Në lidhje me vendimin për targa, ai tha se nuk është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës. Nëpërmjet tij dhe me ftesën tonë të hapur për të konvertuar targat e tyre në ato legale dhe zyrtare, edhe po respektojmë sundimin e ligjit edhe po u japim lehtësime financiare, u shpreh kryeministri Kurti”, thekson në fund komunikata.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -