7.7 C
Pristina
E martë, 6 Dhjetor, 2022
- Advertisement -

Shqiptarja që po shkëlqen në SHBA, hap laboratorin për studimin dhe trajtimin e kancerit

Dr. Eneida Toska është mjekja shqiptare që po shkëlqen në SHBA. Ajo ka emigruar nga Shqipëria drejt SHBA në moshën 15-vjeçare dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi. Në një intervistë për ‘Rreze Dielli’ Eneida rrëfeu se si arriti të hapte “Toska Lab” në Universitetin Johns Hopkins.

- Advertisement -

Pas një trajnimi që zgjati shtatë vjet, Eneida triumfoi mes 5 për qind të njerëzve që fituan të drejtën për të hapur një laborator. Tashmë, mjekja shqiptare bashkëpunon me shumë shkenctarë të fushave të ndryshme, që eksplorojnë përmes kërkimit dhe inovacionit në epigjenetikën dhe terapitë e reja të kancerit.Gjatë kohës së post doktoraturës, shumica e atyre që mbarojnë trajnimin me publikime shumë të mira, kërkojnë që të hapin laboratorët e tyre, por janë shumë pak mundësi. Cdo universitet mund të ketë një rast. Rrugëtimi im filloi me dëshirën shumë të madhe por nuk e dija nëse kjo do të realizohej. Bëra shumë aplikime në shumë universitete dhe pata fatin e madh të kisha intervista në shumë prej tyre si Harvard, Cambridge etj. Pasi bëra të gjithë këto aplikime isha në pritje dhe nuk e dija nëse kjo ëndërr do realizohej, kalova disa raunde intervistash. Pas kësaj jepet një shumë ofertash që janë shuma të mëdha, sepse kërkohen shuma të majme që ti të hapësh laboratorin tënd, sepse përdoret për blerjen e të gjitha mjeteve që ne përdorim për shkencën tonë dhe stafin. Më vonë vazhduan dhe ofertat e tjera në Amerikë, me univeristetin Johns Hopkins etj dhe unë zgjodha Johns Hopkins si shtëpinë time për këto vite” kështu e rrëfeu historinë e saj të suksesit mjekja shqiptare.

“Toska lab”, laboratori i dr. Eneda toska, që mban edhe mbiemrin e saj tashmë, ka një mision, zbulimin dhe parandalimin e metastazave të kancerit të gjirit.

“Ne studiojmë përse tumoret e gjirit shkojnë në metastazë, në shumicën e rasteve shkojnë në kockë por edhe në mëlçi , studiojmë përse shkojnë në një organ dhe jo në një tjetër, cila është mekanizma molekularë dhe gjenetikëqë e çojnë drejt këtij proçesi. Dhe së dyti përse disa tumore ato që janë në metastazë bëjnë rezistencë ndaj kurave dhe zbulojmë kura të reja që mund ta ndalojnë këtë proçesin metastazë, ta ndalojmë proçesin e metastazës, të ndalojnë që tumori të bëhet rezistentë” tha ajo.

- Advertisement -

Teksa po fliste për trajtimet ndaj kancerit, ajo rrëfeu se falë studimeve, tani vdekshmëria e llojeve të kancerit është ulur me 25 % ndërsa sa i përket kancerit të gjirit është ulur me 45 %

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -