-6.3 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 05:59

Shqiptari nga Kamenica që u bë lajm botëror për humanizëm

- Advertisement -

Fshati Vaganesh i Kamenicës është i veçantë, në të jeton vetëm një 90 vjeçare e komunitetit serb. Në kohën e pandemisë COVID-19, gruaja e vetmuar nuk është vizituar nga familjarët, ndërsa nuk ka asnjë mjet transporti për të lëvizur.

Nga disa kilometra larg familja e Fadil Ramës për tre muaj është shndërruar në shembull të bamirësisë dhe humanizmit.

Me vetëfinancim dhe pa asnjë mbështetje, familja e tij e ka ushqyer 90 vjeçaren e komunitetit serb, Blagica Diçiq.Çdo dy ditë, Fadili e merr rrugën për të furnizuar me ushqim plakën që jeton e vetme në fshatin e vetmuar.

Ai ka refuzuar ndihmat dhe donacionet dhe ka vendosur që me vetëfinancim ta mbështetë gruan e vetmuar.Rama i cili është nga fshati Strezoc tregon se si ia dërgon ushqimin 90 vjeçares së vetmuar.

“Gruaja e përgatit ushqimin ndërsa unë ia dërgoj. Gjatë kohës së pandemisë kemi qëndru në shtëpi, e kemi respektu orarin, por i kam dërgu ushqim edhe një serbe që është e vetme. Prej që ka qenë ora policore dhe virusi, djali i saj prej Kamenicës është dalë vetëm një herë”, thotë Rama.Ndërsa 90 vjeçarja Diçiq thotë se Fadilin e konsideron si djalin e saj.

“Sikur e kam Sllobodanin dhe Gjokën ashtu të kam edhe ty si djal të tretë. Dhe ty nuk mundem me të nda nga djemtë”, thotë ajo.

Ndërsa Rama është bërë lajm botëror, pasi mediumi ‘Al Jazeera’ i ka kushtuar një reportazh humanizmit të tij.“Unë e kam ditë që është vetëm dhe kam thënë që t’ia dërgoj bukën, të boj sevap. Unë për vete nuk jam frikësu, por jam frikësu për plakën se mos po ia kaloj virusin”, thotë Rama.Ai thotë se nuk ka dashur kurrë ta bëjë publike humanizmin e tij, por një fotograf që e ka takuar ka insistuar që ta bëjë publike historinë e bamirësisë nga shqiptari për një grua 90 vjeçare të komunitetit serb.

Të fundit

Të tjera nga rubrika