29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Shqiptari bie pre e shtypit anglez pasi ekspozoi veten në TikTok: Ja si erdha në Angli me gomone

Një 19-vjeçar është vetëekspozuar në rrjetet sociale dhe ka shprehur se si i ka shpëtuar autoriteteve britanike të emigracionit nga kampi ku e mbanin peng dhe tregon sesa e lehtë është të shkosh në ishull, ky rast është botuar nga media britanike Daily Mail.

Daily Mail njihet për qëndrimin e tij kundër emigracionit dhe shkruan gjithmonë në favor të shtrëngimit të masave ndaj të huajve që vijnë në ishull ilegalisht.

- Advertisement -

Si shumë raste të tjera, këtë herë, gazeta shkruan për rastin e një shqiptari 19 vjeç i cili quhet Elvis Zoto, dhe kalimin e tij me gomone përmes kanalit te La Manshit dhe më pas mbërritjen e tij në Angli një muaj më parë.

Ai është mburrur në rrjetet sociale se sa lehtë i ka ikur autoriteteve të emigracionit të cilët nga një kamp refugjatësh e kishin sistemuar në një hotel dhe kështu ka rënë në grackën e gazetarëve investigativë.

Zoto është vetekspozuar se ka hyrë ilegalisht në angli, madje ka postuar dhe një formular regjistrimi të Home Office që tregon se ai ka mbërritur në Dover në 29 qershor.

- Advertisement -

Në një video të postuar në TikTok në llogarinë e tij, 19-vjeçari shfqet ulur në një kafene në rrugët më të frekentuara të Londrës si dhe poston tufa me kartmonesha 20 dhe 50 sterlianshe, raporton Daily Mail.

Emigranti shqiptar është kontaktuar nga një gazetar i Mail On Sunday që është hequr si emigrante në France, ku Zoto ka pretenduar se udhëtimi për në Britani ka qenë i lehtë, por i ka këshilluar “të nxitojnë me udhëtimin sepse ligji do ndryshoj shpejt”.

I pyetur për rreziqet e udhëtimi nëpër La Mansh me gomone apo varka, ai ka thënë ”mos kini frikë. Unë mbrita me gomone, një udhëtim që nuk kërkon shume para.

- Advertisement -

Në kamp të mbajnë dy ditë dhe pastaj të lirojnë e të çojnë në hotel. Thuajuni autoriteteve që je i martuar dhe mbaron historia. Une u largova nga dritarja. Zhdukuni për ndonjë muaj dhe mos u ndjeni e pas një muaji gjeni një avokat emigracioni”, citohet Elvis Zoto nga gazeta britanike Daily Mail.

Një zëdhënës i Home Office ka deklaruar për gazetën se “ nëse ndonjë azil- kërkues kalon në të zezë përpara marrjes së vendimit ose nëse nuk zbatojnë procesin, kërkesa e tyre për azil mund të tërhiqet”.

Gjate viteve të fundit është e disata herë që emigrantë shqiptarë në mediat sociale vetë ekspozohen dhe tregojnë historitë e tyre të ardhjes, qëndrimit dhe jetës ne Angli, shpesh me foto ose video me shuma të mëdha kartëmonedhash, të cilët kanë rënë preh e gazetarisë investigative britanike.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -