9.1 C
Pristina
Tuesday, October 4, 2022
- Advertisement -

Shqiptari bëhet hero në Zvicër: Shpëtoi burrin nga 20 persona, që ia vunë fIakën për së gjaIIi

Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër.

Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

- Advertisement -

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.

- Advertisement -

Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -