fbpx
3.3 C
Pristina
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

“Shqiptarët të dëbohen brenda 10 ditësh”, plani i ri i Britanisë për emigrantët

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Ministria e Brendshme e Britanisë pritet të prezantojë një plan të ri për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendi.

Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, do të prezantojë një liste me vendet që përcaktohen të sigurta dhe nga të cilat nuk pranohen kërkesat për azil.

Qytetarët që vijnë nga këto shtete do të kthehen në vendin e origjinës me procedurë të përshpejtuar sapo të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

- Advertisement -

Kjo do të thotë se ata do të riatdhesohen brenda 10 ditësh nga mbërritja në Mbretërinë e Bashkuar.

Gazeta “The Times” në Londër e lidh këtë plan posaçërisht me shqiptarët. Sipas artikullit, nga rreth 40 mijë emigrantë të paligjshëm që hynë në Britani gjatë këtij vitit, mbi 12 mijë janë shqiptarë, raporton Euronews.al.

Me planin e ri, kërkesat për azil nga Shqipëria do të refuzohen automatikisht dhe deportimi do kryhet me procedurë të përshpejtuar.

Pani që njihet me emrin “Lista e Bardhë’ është diskutuar edhe para disa vjetësh nga ligjvënësit britanikë. Projekti ka hasur në kundërshtinë ë shoqatave për të drejtat e njeriut.

- Advertisement -

Në listën e bardhë janë shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit Perëndimor, si dhe India, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut.

- Advertisement -

Të fundit

Stresi: Gruaja e huaj nuk përmendet, Vedati bëri një gjest të pahijshëm

Stresit duket se i kanë penguar komentet e Vedatit për ish-gruan e tij. Ai është shprehur se një gjë e...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -