18.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shqiptarët, rekord për numrin e të burgosurve. Britania: Kemi krimineIë, s’ka nevojë t’i sjellim nga Shqipëria

- Advertisement -

Një gjykatës në Mbretërinë e Bashkuar ka qortuar një emigrant shqiptar që iu kthye krimit pasi mbërriti ilegalisht në Britani me gomone.

- Advertisement -

Duke e dënuar Fatmir Limanin, i cili grabiti një shtëpi në Leeds, me 18 muaj burg në fillim të këtij muaji, gjykatësi Simon Batiste i tha atij se Britania kishte mjaftueshëm kriminelë për të pritur edhe të tjerë nga Shqipëria.

“Mjerisht, MB ka shumë kriminelë tanët. Nuk kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria”, ka thënë gjyaktësi, sipas Daily Mail.

Kjo vjen pasi shifrat e marra nga The Mail tregojnë se 75% e shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur ilegalisht kanë kryer të paktën një vepër penale në MB. Dhe 30% e tregtisë së drogës të klasës A të Britanisë tani kontrollohet nga krerët e bandave shqiptare.

- Advertisement -

Shqiptarët, shumë prej të cilëve mbërritën ilegalisht në Britani me kamionë dhe gomone, janë tani kontigjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me 1,582 të mbyllur këtu.

Këtë vit deri më tani, 93 shqiptarë janë burgosur, me një kosto për taksapaguesit prej 17 milionë funtesh, për vepra të rënda si vrasja, përdhunimi, rrëmbimi dhe vjedhjet, përfshirë 14 në javën e kaluar.

Komentet e gjyqtarit Batiste drejtuar Limanit në Gjykatën e Kurorës së Leeds, gjyqtarë të tjerë anembanë vendit kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre për migrantët e paligjshëm që kthehen në krim pasi të arrijnë në Britani.

- Advertisement -

Dy javë më parë, gjyqtarja Joanne Kidd dërgoi kultivuesin e kanabisit Aurel Kajo në burg për 20 muaj në Durham Croën Court. Shqiptari Kajo kishte paguar 4000 £ për t’u futur kontrabandë në Britani.

“Mesazhi duhet të dalë se njerëzit që hyjnë në këtë vend ilegalisht dhe zgjedhin të përfshihen në aktivitete kriminale ka të ngjarë të përballen me burg dhe më pas me dëbim”, tha gjyqtarja.

Javën e kaluar, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tregoi se si mijëra kriminelë që ‘posedojnë vlera që janë në kundërshtim me vendin tonë’ kanë hyrë fshehurazi në Britani me gomone.

“Ne po shohim nivele të rritura të kriminalitetit mes njerëzve që kanë ardhur me varka, lidhur me tregtimin e drogës, shfrytëzimin, prostitucionin. Ka sfida reale që shkojnë përtej çështjes së migrimit të njerëzve që vijnë këtu ilegalisht. Në bisedat e mia me shumë shefa policie anembanë vendit, ata tani po më raportojnë se bandat e drogës me të cilat po merren janë njerëz që erdhën me varka të vogla. Shumë njerëz vijnë këtu ilegalisht dhe shumë shpejt përfshihen në tregtinë e drogës, në shfrytëzime të tjera, në kriminalitet dhe prostitucion”, tha ajo.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -