17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

“Shqiptarët po përgatisin ferr” – Bislimi i reagon ashpër Selakoviqit

Kryenegociatori kosovar dhe njëherit zv/kryeministri, Besnik Bislimi i është përgjigjur ashpër një deklarate skandaloze të kryediplomatit serb, Nikolla Selakoviq, i cili tha se shqiptarët në Kosovë “po përgatisin ferr” duke iu referuar gjendjes së serbëve të Kosovës.
Bislimi në një postim në Twitter ka thënë se Qeveria serbe po prodhon lajme të turpmshme mediatike që kanë dy qëllime, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Qeveria serbe synon përhapjen e panikut si dhe promovimin e atyre që ata dëshirojnë t’i ilustrojnë si “akte heroike” të udhëheqjes shtetërore.

“Mbiprodhimi i artikujve të sponsorizuar nga qeveria si ky në mediat serbe, është një ilustrim i përsosur i frikësimit si strategjia kryesore e qeverisë në shfrytëzimin e turpshëm mediatik për përhapjen e panikut dhe promovimin e “akteve heroike” të udhëheqjes shtetërore”, ka shkruar Bislimi.

Të fundit
Lajme të lidhura