16.9 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Shqiprim Arifi thirrje Kurtit e Ramës: Ndani 8 milionë euro për Luginën e Preshevës ‘nesër’ është vonë

Në prag të mbledhjes së dy qeverive, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar të krijohet Fondi Kombëtar i Solidaritetit të jetësohet.

Arifi ka kërkuar nga dy qeveritë të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë.

Postimi i tij:

Apel dy qeverive tona 🇽🇰🇦🇱

Mbledhja e dy qeverive shqiptare që mbahet sot në Prishtinë, mes tjerash do të ketë si pikë diskutimi edhe mbështetjen financiare ndaj Luginës së Preshevës.

Në këtë kontekst presim që në takimin e përbashkët të dy qeveritë tona, nisma e para dy viteve për krijimin e FONDIT KOMBËTAR TË SOLIDARITETIT të jetësohet si një mekanizëm afatgjatë mbështetës për Luginën.

Në kuadër të kësaj nisme apelojmë dy qeverive tona që të ndajnë së paku 8 milion euro, për mbështetjen e projekteve dhe mbajtjes gjallë të shqiptarëve në Luginë, përndryshe “nesër” do të jetë vonë. 🙏

- Advertisement -

Të fundit
Lajme të lidhura