17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

“Shqipëria shishet e Coca-Colas i ka mbajt zbukurim mbi TV”, Tasholli ‘thumbon’ Manen për vajin e ullirit

Një deklaratë e gazetarit nga Shqipëria, Bledi Mane, që mundohej të vinte në pah varfërinë e shoqërisë kosovare sa i përket gastronomisë ka nxitur reagime të mëdha në Kosovë.

Mane kur ka folur për Kosovën ka thënë se “keni mbetur tek lakra e pleskavica” dhe se “nuk e përdorni vajin e ullirit”.

Një kundërpërgjigje për këtë e ka pasur edhe opinionisti, Ismail Tasholli. Tasholli me humor ka thënë se Shqipëria e kishte zbuluar ekzistencën e Coca-Cola pas viteve të 90-ta dhe se shishen e kishin lënë si zbukurim mbi televizor.

Megjithatë Tasholli ka thënë se është racizëm kulturor t’i përmendën njëri-tjetrit.

“Doren n’zemer Shipnia Coca-Cola-n e pat zbulu mas t’90-s edhe kush s’ja ka permen qe shishet i kane lane mi TV si zbukurime, mos te flasim per muzike e libra t’kohes…Mani more kshtu, se racizem kulturor i bjen me ja permen keto sene njani-tjetrit edhe me ua mohu perparimin secilit. Nejse, pak hajgare, se ka budalle edhe anej edhe knej, me kamjon me bajte”, ka shkruar Tasholli.

Të fundit
Lajme të lidhura