30.3 C
Pristina
Wednesday, June 12, 2024

Shqipëria i qon selam Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, kalon me sukses testin para Euro 2024

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar me sukses testin para Kampionatit Evropian.

- Advertisement -

Kuqezinjët e Sylvinhos shënuan fitore edhe në ndeshjen e ditë miqësore të muajit qershor, duke e mposhtur Azerbajxhanin, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Nedim Bajrami hapi serin e golave në minutë e 12-të, duke e çuar Shqipërinë në pushim me epërsi 1-0.

- Advertisement -

Rey Manaj dyfishoi rezultatin në minutën e 81-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Qazim Laçi vulosi fitoren e Shqipërisë.

Në vazhdim, Azerbajxhani shënoi golin e nderit Me Musa Gurbanli në minutën e 90-të.

Kjo është fitoja e dytë e Shqipërisë gjatë muajit qershor, pas asaj 3-0 ndaj Lietechtstanit.

- Advertisement -

Kuqezinjët tani janë gati për Kampionatin Evropian, ku në fazën e grupeve do të luajnë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën./IndeksOnline/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -