19.4 C
Pristina
E hënë, 14 Tetor, 2024

Shqetësuese: Vuçiqi s’ia bën hiç hesap deklaratën Borrellit për Marrëveshjen e Ohrit të 19 marsit

- Advertisement -

Me një fytyrë të vrenjtur ndonëse nga zëri tingëllonte rehat – pas 12 orësh negociata më 19 mars – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i kishte rënë fjalëve të tij të pëlqyera se “jam i kënaqur t’ju njoftoj që, më në fund, pas 12 orëve, kemi ujdi, dhe kemi ujdi se si do të bëhet ajo”.

- Advertisement -

Gazetarët që kishin pritur gjysmë dite negociata mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në atë që ishte pagëzuar si “Maratona e Ohrit” më në fund e kishin marrë lajmin se tashmë Marrëveshja e Ohrit është bërë dhe është “ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme” dhe atë mbi bazën e pranimit verbal, ndonëse firmosje (ose vendosje të inicialeve) në letër nuk kishte.

Por, ndonëse nënshkrim nuk kishte, Borrell shprehej qartazi para qindra gazetarëve – e që fjalimi i tij plotë do të botohej menjëherë në EEAS si dokument zyrtar i BE-së – se Aneksi i Ohrit nuk është veç një marrëveshje gojore; por për Serbinë do të përfshihej “menjëherë” në Kapitullin 35 të Kornizës së sja të Negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

“(…) Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit, do të bëhet pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse në BE”, do të deklarohej Josep Borrell.

“Dhe për ta bërë shumë konkrete, do të nis punën menjëherë për të përfshirë zyrtarisht amendamentet përkatëse në Kapitullin 35 të Negociatave të Kornizës së Negociatave të Serbisë me BE-në dhe në agjendën e Grupit Special të Kosovës për Normalizim. Në këtë mënyrë, të dyja palët do të jenë të detyruara nga Marrëveshja e cila do të jetë pjesë e rrugës së tyre në Bashkimin Evropian”, tha Borrell më 19 mars pas konkludimit të Marrëveshjes së Ohrit.

- Advertisement -

Kjo marrëveshje – për bashkësinë ndërkombëtare perëndimore – është punë e kryer që është ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme; ndonëse as Kosova dhe as Serbia nuk e kanë bërë asnjë hap të vetëm në jetësimin e saj, e që përkundrazi janë kujdesur veçse ta zvarrisin atë edhe më shumë.

Por, pavarësisht se kjo Marrëveshje Bazike me Aneksin e Zbatimit të saj është njoftuar po atë natë në Ohër se do të bëhet pjesë e Kapitullit 35 të Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE; Vuçiq, përveç se ka e ka shkelur marrëveshjen një numër të konsiderueshëm herësh, beson që as që do të mund të ingranohet në rrugën evropiane të Beogradit.

“Nuk mendoj që kjo është e mundshme, nuk besoj që ky vendim do të merret”, tha Vuçiq pyetur rreth raportimeve të Radios Evropa e Lirë e cila ka parë një dokument ku thuhet se Komisioni Evropian do të kërkoj që marrëveshja për normalizim të marrrësdhënieve t’i vendoset Serbisë në Kapitullin 35, njëjtë edhe siç shprehej Borrell nga Ohri.

Këtë Vuçiq e tha në relacion me Nenin 4 të Marrëveshjes Bazë ku Serbia zotohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës “në asnjë organizatë ndërkombëtare” e që për të, siç e artikulon ai kaherë, do të thotë edhe anëtarësimi i Kosovës në OKB e që për Serbinë “është vijë e kuqe”.

Vuçiq shprehet se “liderëve të BE-së u kam thënë se çfarë mund të zbatojë dhe çfarë është e pamundshme” derisa shtoi edhe se “nëse e vendosni Kosovën në OKB si pjesë të kapitullit 35 atëherë qartazi nuk na doni në BE”.

Radio Evropa e Lirë raportoi se ka parë një dokument me draft-konkluzioneve që Komisioni Evropian pritet ta propozojë më 12 dhjetor “ku kërkohet që Serbia të zbatojë pa kushte të gjitha obligimet nga marrëveshja në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara”.

“Këshilli kërkon nga Komisioni Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë [për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell] që t’i propozojnë urgjentisht Këshillit, përpara fundit të janarit 2024, ndryshimin e kritereve në kapitullin 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE”, siç e citon REL këtë draft me konkluzione.

Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar në fund të tetorit një “plan” të ri sekuencimi për zbatim të marrëveshjes, për të cilin thuhet të jetë më i balancuar në zbatim (këtë-për-këtë) të marrëveshjes e ku në të përfshihet edhe një draft-Statut i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ky draft, ndryshe nga marrëveshjet e kaluara të dialogut ka për referencë Rezolutën 12/44, përmban gjykatë arbitrazhi, përmend eksplicit kufinj administrativ si juridiksion i Asociacionit, dhe për më tepër lexohet të përbëjë autonomi të plotë territoriale për serbët e Kosovës.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -