17.1 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.

Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Kjo është ajo çfarë ka shkruar Piri në rrjetin social Tëitter.

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin 🇳🇱:

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

- Advertisement -

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Kujtojmë që Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pasi për disa vite me radhë mori përkrahje nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, Kosova pret që më datat 23 dhe 24 qershor të marrë lajmin e mirë edhe nga Këshilli i BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel.

Temë bisede mes tyre ishte çështja e liberalizimit të vizave, për të cilën po shpresohet se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në samitin e nesërm që do të mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Të fundit
Lajme të lidhura