8.1 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Shpeshtohen festat me simbolin shqiptar te Galatasaray, Rashica e mësoi Icardin s’i bëhet shqiponja

- Advertisement -

Jo vetëm futbollisti Milot Rashica ka festuar golat e tij te Galatasaray duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Tani, kjo mënyrë e festës së golave po praktikohet edhe nga disa futbollistë të tjerë të gjigantit turk, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi njërin nga tre golat e tij në fitoren 6:0 të Galatasarayt mbrëmë ndaj Kayserisporit e festoi duke e bërë shqiponjën.

- Advertisement -

Por, duket se Icardi nuk e bëri edhe shumë mirë simbolin e shqiponjës, ndaj atij iu afrua lojtari i Kosovës, Rashica duke e përmisuar.

Në atë fitore të madhe të Galatasarayt kontribuoi me golin e dytë edhe Milot Rashica.

- Advertisement -

Reprezentuesi “dardan” u zëvendësua në pjesën e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të, por përkundër se nuk ishte i plotë në këtë ballafaqim, ai ishte ndër më të vlerësuarit.

Galatasaray është lider me 66 pikë, nëntë më shumë se Fenerbahce që zë vendin e dytë.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -