18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Shpërthim në një fabrikë të industrisë së mbrojtjes në Serbi

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se mëngjesin e 16 shtatorit ka ndodhur një shpërthim në një fabrikë që merret me prodhimin e karburanteve për raketa.

- Advertisement -

Në kompaninë EDePro në Leshtani, në periferi të Beogradit, shpërthimi ndodhi në një makineri që po prodhonte karburantet.

“Sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar apo viktima nga shpërthimi”, u tha në njoftim.

- Advertisement -

Ekipet e emergjencave kanë ndalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq si masë mbrojtëse, autoritetet kanë mbyllur një dalje në një autostradë që gjendet afër fabrikës ku ndodhi shpërthimi.

Sipas ueb-faqes së EdePro, kjo kompani ofron zgjidhje për pajisje të ndryshme të industrisë së mbrojtjes, sikurse raketat, motorët raketorët dhe dronët.

Leshtani, ku gjendet edhe fabrika e industrisë së mbrojtjes, ndodhet 15 kilometra në lindje të Beogradit.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -