25.5 C
Pristina
E hënë, 9 Shtator, 2024

“Shoku im, Albin”/ Nait Hasani tregon si u shkarkua nga posti i ambasadorit: Më erdhi një mesazh

- Advertisement -

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se shkarkimi nga pozita i kishte ardhur në një formë të papritur.

Hasani ka qenë edhe ish-deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por që njihej për afërsinë e tij me subjektet tjera dhe edhe me VV-në.

- Advertisement -

Hasani ka qenë edhe shok i burgut i kryeministri të tanishëm Albin Kurti, andaj shkarkimi i tij kishte ardhur si befasi në kohën kur VV mori pushtetin.

“Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar. Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin.”, tregon Hasani.

- Advertisement -

“Megjithatë nuk mora përgjigje. Nuk vazhdova me hapa tjerë. Mjaft kemi pasur probleme dhe përplasje në skenën politike tonë. Nuk kemi nevojë për të tjera. E pranova vendimin dhe vazhdova rrugën”, shtoi ai.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -