Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin në Krushevë të Klinës, ku vdiqën dy persona.
Sipas Policisë, drejtuesi i automjetit nuk është ndaluar tek shenja Stop, ku qarkullon treni.
Njoftimi:
Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion.