10.1C
Pristina
2 Mars, 2021 - 14:51

Shoferi me xhipin e tij “e bluan” borën në Malet e Sharrit

“Off Road Greikoci” kanë publikuar sot një video ku një anëtarë i tyre me veturën “Jeep”, hap rrugën në bjeshkët e Sharrit e cila ishte e mbuluar tërësisht nga bora.

Në Kosovë ekzistojnë disa grupe të cilat quhen “Off Road” dhe që janë anëtarë që kanë vetura të modifikuara dhe janë enkas për rrugë të dobëta, me borë dhe baltë.

Këto vetura zakonisht janë vetura xhip, por që kanë të vendosura goma dhe armotizerë më special. Veturat xhip përdoren për terrene të vështira, si në vende më të ulëta e deri në vendet kodrinore e malore.

Së fundi janë grupi “Off Road Greikoci” që në malet e Sharrit kanë dhënë “show” duke kaluar nëpërmes borës në një lartësi detare mbi një mijë metra.

Shumë video janë publikuar në faqet e tyre, por më poshtë e keni një ku shihet vetura “Jeep” duke e “bluar” borën dhe e hap rrugën e bën të kalueshme për të gjithë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika