3.3 C
Pristina
E diel, 27 Nëntor, 2022
- Advertisement -

“Shkundet toka”, katërmbëdhjetë tërmete të forta në një ditë

Katërmbëdhjetë tërmete, nga të cilët më i forti ishte me magnitudë 5.9 Rihter, kanë tronditur jugun e Perusë që nga e premtja, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por pa viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, sipas Institutit të Gjeofizikës të vendit (IGP).

Tërmeti më i fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua në orën 15:22.

- Advertisement -

Epiqendra ishte një zonë detare 111 kilometra në jugperëndim të qytetit të Ica dhe 400 kilometra në jug të kryeqytetit Lima, ndërsa thellësia u vlerësua në 26 kilometra, tha IGP.

Matjet e Institutit Gjeofizik të Perusë për rritjen e aktivitetit sizmik në rajon, të përqendruara në zonën detare 86-111 kilometra në jugperëndim të qytetit Ica dhe thellësi 10-28 kilometra:

04:16 – tërmet 4.6 ballë
05:56 – tërmet me 4.5 ballë
07:19 – tërmet 4.1ballë
09:21 – tërmet 5 ballë
13:52 – tërmet 4 ballë

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -