15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Shkuan në ekskursion, nxënësit malishevas tronditen nga kushtet e “hotelit” në Shqipëri

- Advertisement -

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë kanë paguar mbi 130 euro individualisht për të shkuar në ekskursion në Shqipëri.

- Advertisement -

E gjithë procedura e këtij aktiviteti është aranzhuar për vetëm dy ditë.

Me të arrirë në Shqipëri prindërit kanë tentuar t’i kontaktojnë fëmijët e tyre rreth udhëtimit dhe akomodimit, por nuk kanë pasur mundësi. Fillimisht të njëjtit nuk janë përgjigjur me orë të tëra.

- Advertisement -

Kushtet në “hotelin” ku nxënësit u akomoduan ishin sipas tyre tejet të dobëta

Gazeta Insajderi ka pranuar disa ankesa nga prindërit e disa nxënësve ku sipas tyre, paratë që u dhanë u keqpërdorën.

Në hotelin me kushte luksoze u akomoduan veç disa studentë, kurse të tjerët në një banesë private.

- Advertisement -

“Mbrëmjen e kaluar e kanë përjetuar keq shumë, nuk kan pas as peshqir me vete sepse profesorët iu kishin thënë se kushtet atje janë të mira. Tash nxënësit mesa duket janë të kërcënuar sepse nuk o guxojnë as të dërgojnë foto e as të japin detaje se ku janë duke qendruar tash”, tha një qytetare për Insajderin.

Ajo mes tjerash tha se e dyshimtë ishte edhe mënyra se si nxënësit u nisën në këtë ekskursion, e shpjegon si “procedurë jashtëzakonisht të shpejtë”.

Ajo pohon se prindërit janë drejtuar edhe në komunën e Malishevës, kjo pasi disa pamje nga vendi ku po qëndrojnë nxënësit janë publikuar edhe nga mediet lokale.

“Dyert e thyera, peshqira jo krevatet e shkatërruara mua fëmija im më tregoi se janë duke kaluar tmerrësisht keq. Më tha se vajzat i kane largu i kan dërgu në hotel kurse meshkujt në atë bujtinën janë ende”, tha ajo për Insajderin.

Pamjet e publikuara nga mediet lokale:

Pas raportimeve që janë bërë tek mediet lokale, një reagim është publikuar edhe në faqen e shkollës në fjalë.

Ky postim, përpos gabimeve të shumta dhe informacioneve të pakëta për nxënësit është shkruar në njëjës. Prindërit supozojnë se drejtori është acaruar me raportimet në medie dhe e ka përgatitur atë njoftim, pasi i njëjti dikur ishte në burg për një organizim tjetër me maturantë.

“Të nderuar prindër të Maturntëve, jemi të obligur të reagojme pasi që pashë disa portale, se kanë bër shkrime lidhur me Ekskursionin e shkollës sonë, ju bëj të ditur se nxënësit janë akomoduar dhe ekskursioni po shkon shumë mirë. Po ju paraqes vetëm një nga ambientet ku jan të akomoduar nxënësit!.”, thuhej në postimin nga faqja zyrtare që më pas është fshirë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar poashtu edhe drejtoresha e arsimit në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi.

Ajo ka shkruar se duke qenë e shqetësuar me disa lajme, të cilat kishin qarkulluan sa i përket ekskursionit që po realizohet me maturantët e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, komuna ka dërguar disa zyrtarë të cilët kanë vizituar mësimdhënësit edhe nxënësit.

Ajo thotë se kushtet e akomodimit janë sipas ofertës dhe nxënësit janë akomoduar mirë.

“Sot në bashkëpunim me kryetarin Ekrem Kastrati dërguam zyrtarët tanë, të cilët nga afër dhe drejtpërdrejt kanë vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit atje, dhe tashmë kemi kuptuar që kushtet e akomodimit janë sipas ofertës dhe nxënësit janë të akomoduar mirë. Po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm me menaxhmentin dhe kujdestarët e klasave dhe nxënësit që ekskursioni të realizohet si është parap”, ka shkruar ajo në facebook.

Drejtori i gjimnazit dikur i dënuar me burg për ryshfet

Drejtori i Gjimnazit dikur ishte dënuar me burg dhe gjobë pasi në maj të 2018-tës kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare duke kryer veprën e marrjes së ryshfetit.

Drejtori kishte kërkuar ryshfet në shumë prej 1.500 euro, nga Gëzim Kastrati, menaxher i restorantit “Bimi-2”, për organizimin e mbrëmjes së maturës në këtë restorant- thuhej në aktakuzë.

Ndërsa gjykata në bazë të një urdhëresë së lëshuar për policinë, thuhet se manipulimet e drejtorit Izet Hoti rreth organizimit të mbrëmjes së maturës, janë bërë përmes përgjimeve telefonike./Gazeta Insajderi

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -