17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

“Shkojmë në zgjedhje, kur të doni ua bëjmë numrat”, “Nënshkrimet e PDK-së i ke gati nesër” – deklarata e Kurtit dhe opozitës për zgjedhje

- Advertisement -

Tre liderët e partive më të mëdha në Kosovë, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që njëherësh është edhe kryeministër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kanë folur për mbajtjen e zgjedhjeve dhe gatishmërinë për një proces zgjedhor.

- Advertisement -

Kryeministri i vendit, Kurti i ka ofruar opozitës në Kuvend ndihmën e partisë së tij për t’i bërë numrat që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kurti, duke sfiduar subjektet opozitare që të dërgojnë vendin në zgjedhje, ka thënë se opozita duhet ta thotë fjalën e vet.

- Advertisement -

“Unë nuk mund të shkojë në zgjedhje pa opozitën. Për shkuarje në zgjedhje duhen 2/3 e votave dhe nuk ka mënyrë tjetër sipas aktvendimit të Kushtetueses”, është shprehur Kurti.

I pari i Qeverisë i ka bërë ftesë opozitës që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Ata numrat mund t’i bëjnë bashkë me neve. Kjo është ofertë e imja. Unë them që shkojmë në zgjedhje kur opozita dëshiron. Ne i ndihmojmë opozitës nëse duan të shkojmë në zgjedhje. Ne jemi gjithmonë gati”, ka deklaruar ndër të tjera Kurti.

- Advertisement -

E pas deklaratës së Kurtit, i është kundërpërgjigjur kryetari i PDK-së. Krasniqi në televizionin publik ka thënë se kur të dojë opozita vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Lideri i PDK-së ftoi kryeministrin Kurti që menjëherë të nisë procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke u zotuar sërish që nënshkrimet e deputetëve të PDK-së për shpërndarje të Kuvendit janë gati që nesër.

Kryetari i PDK-së tha se prej viti të kaluar, PDK në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam bërë thirrje e të kam pritë me e shpërnda Kuvendin dhe me shku në zgjedhje sa më shpejt. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati! Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbet sadopak ndërgjegje për situatën e vështirë në të cilën e ke sjellë vendin”, ka thënë lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Për zgjedhjet Kurtit i është përgjigjur edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se LDK nuk bën mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje.

Kreu i LDK-së i është përgjigjur duke thënë se “Kurti është dorëzuar dhe duhet të jap dorëheqje”.

“Nëse është dorëzuar dhe duket se është dorëzuar, le të jep dorëheqje. Por nëse është dorëzuar, le të jep dorëheqje pse ta komplikojë”, ka thënë Abdixhiku. “LDK nuk bënë mocion për shpërbërje të Kuvendit, por është e gatshme për zgjedhje dhe për qeverisje pas zgjedhjeve”, ka thënë Abdixhiku.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -