8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Shkoi për t’u shëruar në spital, infermieret e lidhin me litar, shokon 98-vjeçari: Preferoj te vdes në shtëpi

Një i moshuar në Greqi ka përjetuar momente tmerri në një spital në Selanik.

Sipas denoncimit të 98-vjeçarit infermieret kanë lidhur të moshuarin në krevat dhe e kanë rrahur.

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin “Papagjeorgjou” disa ditë më parë, ndërsa lajmi është bërë i ditur për mediet ditën e sotme, pasi i biri i të moshuarit gazetar në profesion ka vendosur të denoncoje edhe publikisht ngjarjen e tmerrshme që i ndodhi të atit.

I tmerruar nga ajo që i ndodhi, 98-vjeçari ka thënë për mediet greke se nuk do të shkojë më kurrë nëpër spitale, pas eksperiencës së frikshme që përjetoi te “Papagjeorgjiou”.

“Nuk do të shkoj më kurrë në spital. Preferoj te vdes në shtëpi. Ajo që kam përjetuar nuk mund të përshkruhet me fjalë”, tha i moshuari.

- Advertisement -

Ndërsa i biri i tij ka thënë se është shokuar nga ajo që pa në spital, kur shkoi të vizitonte babanë.

“Ishte i lidhur në krevat, me nxirje në trup dhe fytyrë”, ka thënë djali i 98-vjeçarit.

“Ajo që përjetova ishte një makth… Unë jam një njeri i thjeshtë, kam punuar në ndërtim, tani jam në pension. Kam luftuar një jetë për familjen time me vështirësi, mundime… Luftova dhe mburresha me familjen time… Shpresoja që në pleqëri të mund të gëzoja të paktën kujdesin mjekësor. Nuk mund ta imagjinoja se do të hyja në një spital dhe në vend që të mjekohesha do të dhunohesha. Shenjat janë kudo. Djali im ka qenë më i tronditur edhe pse gazetar dhe sytë i kanë parë një mijë e një të zeza kur më pa mua në atë gjendje u shokua”, thotë 98-vjeçari Grigoris Aslanidis.

- Advertisement -

Aktualisht i moshuari ndodhet në shtëpinë e tij, ku po rikuperohet nga lëndimet dhe ka marrë në trup, ndërsa drejtësia greke po kryen hetimet për të vënë para përgjegjësinë infermieret që torturuan të moshuarin.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -