29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Shkëlzen Gashi tregon se si Demaçi e kishte shqyer këmishën para ushtarit serb

Shkëlzen Gashi, autori i librit “Adem Demaçi një biografi e paautorizuar”, e ka treguar një rast se si idealisti shqiptar e kishte shqyer këmishën e tij për ta hapur gjoksin para një ushtari serb.

- Advertisement -

Sipas Gashit ky guxim i Demaçit kishte rezultuar i suksesshëm.

“Nga fundi i vjeshtës, Adem Demaçin dhe këshilltarin e tij për çështje ushtarake, Sylejman Ajetin, Shasivar Makolli i shpie në ShP të UÇK-së në Drenicë. Në prag muzgu arrijnë te lagjja e Sopajve në Llapushnik të Drenasit, ku papritmas rrethohen prej rreth 50 ushtarësh sërbë. Komandanti i këtyre ushtarëve kërkon të mësojë prej Demaçit se kah po shkojnë. Demaçi ia kthen”.

“Jemi nisë për te UÇK-ja, të cilën ju po e përjetoni në lëkurën tuaj dhe nuk po guxoni ta ndaloni, por po më ndaloni mua, një njeri paqësor dhe të paarmatosur”.

- Advertisement -

“Gjatë kohës që e presin komandantin t’ua verifikojë dokumentet nga shpia ku janë vendosë forcat sërbe, një ushtar i ri i afrohet Demaçit dhe e kërcënon me automatikun që ia ngjesh në fyt: «Të ishte pak më terr, të kisha vra në vend».

Demaçi zmbrapset një grimë, e shqyen këmishën për ta hapë gjoksin, dhe shfryn para ushtarit sërb me një duf që Shasivar Makolli s’ia kishte njohë kurrë: «Pucaj, džukelo jedna»! Ushtari nis të dridhet. Kthehet komandanti i tij, ua dorëzon dokumentet të ndaluarve dhe i liron ta vijojnë rrugën”, ka shkruar Gashi në Facebook.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -