9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Shkëlzen Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, ka me i gjujtë gaz edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe

- Advertisement -

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ka elemente të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, atëherë ai do të gjuajë Kurtin me gazlotsjellës në shtëpinë e tij në lagjen Taslixhe të Prishtinës.

Na këtu jemi të gjithë që dijmë me lexu e me shkru. Nëse del që Kurti fut në dokumentin final, kompetenca për serbët që janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë unë do të bëj diçka. Unë nuk do të mjaftohem me kritika në studio e as në shkrime. As me protesta besa”, tha ai.

- Advertisement -

Por do të bëjë atë që e ka thënë ai vet. Nëse e formoj Asociacionin ka thënë mund të gjuani gaz në qeveri. Por jo, unë do të shkojë edhe në shtëpinë e tij në Taslixhe që të gjuaj gaz”, shtoi Gashi. /Gazeta Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -