11 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Shkaku i xhelozisë, gruaja i hyn dajak burrit të saj

- Advertisement -

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

- Advertisement -

Mollë sherri mes tyre dyshohet se u bë xhelozia për bashkëshortin.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 32-vjeçari ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka deklaruar se gjatë një konflikti verbal me bashkëshorten e tij, ajo ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me shuplakë.

- Advertisement -

Për këtë, ai ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, mirëpo sipas mjekut kujdestar, nuk ka pasur lëndime trupore.

Ndërkohë e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim e cila e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit për motive xhelozie.

Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -