5.8 C
Pristina
E martë, 29 Nëntor, 2022
- Advertisement -

Shikoni çka i bën drenicaaku profesorit brenda në Iigjëratë mësimore

Aktivistët Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci nga fshati Makërmal i Skënderajt, u arrestuan sot pas aksionit simbolik në Fakultetin Filozofik.

Në njoftimin e ORCA-s, thuhet se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, shkruan Jepi zë.

- Advertisement -

Aktivistët theksuan se do të vazhdojnë luftën kundër plagjiaturës edhe pse u arrestuan.

Ata i kanë hyrë profesorit brenda në ligjëratë, duke tundur një zile, me ç’rast e bënë edhe të pamundur zhvillimin e orës mësimore.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë nga organizata që ai e udhëheq:

ARRESTOHEN AKTIVISTËT E ORCA-S – PLAGJIATORËT DO T’I NDALIM EDHE FIZIKISHT

Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.

- Advertisement -

Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal.

Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë.

Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës!

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -