fbpx
-1.2 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Shi e borë gjatë javës së ardhshme në Kosovë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Sipas institutit, të martën parashihet mot i vranët.

- Advertisement -

“Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite. Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohët.

Të premten- Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

- Advertisement -

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -