22.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Sherr mes serbëve/ Kryerepublikani suImon Vuçiçin: O paIaço, dil e trego si të paraIajmëruan gjeneralët e NATO-s se si do e rrafshojnë Serbinë nëse suImon Kosovën

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë Nikola Sanduloviç ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke e quajtur këtë të fundit si palaço që ka angazhuar mediet propagandistike në Beograd.

Në një reagim në rrjetet sociale, republikani Sanduloviç thotë se Vuçiç u tërhoq menjëherë pasi gjeneralët e NATO-s e paralajmëruan se do të rrafshojnë Serbinë, në rast se ai tenton të fusë ushtrinë në Kosovë.

Tani ku u fshehe, o Aaksandër Vuçiq ti palaço i zakonshëm e jo Komandat Suprem!

Pse nuk po e thërret Konferencën për shtyp e ta lajmerosh Serbinë se çka iu thanë mbrëmë gjeneralët e NATO-s, komandatëve “serb”?

Pse nuk e tregon që ata ju lajmeruan që nese nisesh me ushtri në Kosovë do të rrafshojnë Serbinë?Dil tani, Palaço Suprem dhe tregohu pra Serbisë, në veshjen e qyqes dhe jo të na lodhësh neve në Serbi me mediumet e Gebelsit.

Të fundit
Lajme të lidhura