2.3C
Pristina
2 Mars, 2021 - 01:59

Shembull i mirë: AAK e Pejës pas tubimit pastron sheshin

Aktivistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, kanë treguar një nivel tjetër të emancipimit, duke u bërë shembull se si duhet të përkujdesen për qytetin e tyre.

Ata pas përmbylljes së tubimit madhështor të AAK-së sot në qytetin e Pejës, janë përkujdesur personalisht që të pastrojnë vendin ku e ka kanë mbajtur tubimin, duke treguar edhe një anë tjetër të medaljes në këtë fushatë, atë të kujdesit për qytetin.

Ndërkohë që në këtë tubim lideri i AAK-së Ramush Haradinaj deklaroi:

“Jo vetëm që do të kemi rritje, e do të jemi shumë në parlament, por do të jemi edhe në qeveri po, po ashtu do të udhëheqim vendin me Presidentin e vendit. Pra, Pejë, ju po ia jepni Kosovës edhe njëherë komandantin e Forcave të Armatosura, urime”.

Të fundit

Të tjera nga rubrika