22 C
Pristina
Tuesday, August 9, 2022

Shefi i OKB, Antonio Guterres: Bota vetëm një hap Iarg Iuftës bërthamore

“Bota është vetëm një hap larg nga një Iuftë shkatërruese bërthamore”.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa shtoi se aktualisht ne ndodhemi në një rrezik që nuk është parë që nga Iufta e Ftohtë.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani.

Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një hap larg asgjësimit bërthamor. Tensionet ndërkombëtare po arrijnë kulme të reja”, tha ai.

Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së erdhën në hapjen e një konference për vendet e nënshkruara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore.

Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane, një ngjarje që shpesh portretizohet si më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë Iuftës bërthamore.

Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armatimit bërthamor në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen.

Mgjithatë India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje edhe pse këto vende janë njohura ose të dyshuara për armatim bërthamor.

Të fundit
Lajme të lidhura