20.7 C
Pristina
Monday, August 8, 2022

Shefi i NATO’s dridh Vuçiqin: Jemi të gatshëm të intervenojmë po u prish stabiliteti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ia ka bërë një telefonatë edhe presidentit tëSerbisë, Aleksandar Vuçiq, pas tensioneve që u ngritën në veri të Kosovës.

Stoltenberg tha se të gjitha ndasitë duhet të zgjidhen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian, derisa përsëriti se në rast të cenimit të stabilitetit, trupat e NATO-s në Kosovë do të intervenojnë.


“Fola me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin të gjitha diferencat përmes diplomacisë. KFOR është i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti, në bazë të mandatit që ka nga OKB-ja”.

Më 2 gusht, Stoltenberg zhvilloi bisedë edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe dha mesazh të ngjashëm, derisa bëri të ditur se është në kontakt të ngushtë si me Prishtinën, ashtu edhe me Beogradin.

Të fundit
Lajme të lidhura