Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, e ka komentuar paraqitjen e ftuar të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq në një televizion, ku Daçiq ka folur për marrëveshjen me Kosovën, me fjalët: “Krejt budalla”.
Vela e ka shkruar në gjuhën serbe në llogarinë e tij në Twitter.
Në vazhdim të këtij postimi, Vela ka shkruar në anglisht se ministri i jashtëm i Serbisë “duhej t’i përgjigjej qartë pyetjes së gazetarit pro regjimit për zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën”, dhe se në vend të kësaj ai i është shmangur përgjigjes dhe nisi të sulmonte opozitën, Vela e paralajmëroi edhe presidentin serb në lidhje me intervistën e Daçiq.
Glup kao noć!
Serbia’s MFA was supposed to answer clearly the question from pro-regime journalist about implementation of article 4 of the agreement with Kosovo.
Instead he did this 👇🏻 (avoided a clear answer & pivoted to attack the opposition in SRB).
Vučić shld be “worried”! pic.twitter.com/tDdUGZyNPw
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 11, 2023
Vuçiq të jetë i ‘shqetësuar’!”, ka shkruar Vela