23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

SHBA’ja dërgon edhe 11 helikopterë Mi-17 në Ukrainë, të gatshëm për t’u bërë ballë rusëve

Forcat e Armatosura të Ukrainës do të marrin edhe 11 helikopterë transportues Mi-17 nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e ndihmave të shumta që viktima e agresionit rus ka pranuar nga shteti më i fuqishëm në botë.

Helikopterët që tash do të dërgohen drejt Ukrainës, fillimisht ishin caktuar më parë për Forcat Ajrore të Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter pamjet e para të helikopterëve teksa përgatiten për udhëtim.

Helikopterët do të dërgohen me aeroplan transporti ushtarak C-17 Globemaster III nga baza Davis-Monthan në Arizona.

Të fundit
Lajme të lidhura