8.1 C
Pristina
E martë, 15 Tetor, 2024

SHBA paralajmëron Rusinë: Të mos preket teknologjia bërthamore amerikane në Ukrainë

- Advertisement -

SHBA ka teknologji të ndjeshme bërthamore në një termocentral bërthamor brenda Ukrainës dhe po paralajmëron Rusinë që të mos e prekë atë, sipas një letre që Departamenti Amerikan i Energjisë i dërgoi firmës shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom muajin e kaluar.

Sipas CNN, letra mban datën 17 mars 2023, ku drejtori i Zyrës së Politikës së Mospërhapjes së Departamentit të Energjisë, Andrea Ferkile, i thotë drejtorit të përgjithshëm të Rosatom se termocentrali bërthamor Zaporizhzhia në Enerhodar “përmban teknikë bërthamore me origjinë nga SHBA dhe të dhëna kontrollohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara.”

- Advertisement -

Letra e Departamentit të Energjisë vjen pasi forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë centralin, i cili është stacioni më i madh bërthamor në Evropë dhe ndodhet në një pjesë të rajonit të Zaporizhzhia që Rusia pushtoi pas pushtimit të Ukrainës shkurtin e kaluar.

Termocentrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të bombardimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Evropën për një aksident bërthamor. /rtsh.al/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -