fbpx
1.1 C
Pristina
E enjte, 26 Janar, 2023

SHBA dhe BE shtojnë presionin për Asociacionin, Kurti u përgjigjet nga Austria

Duhet Lexuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Austri ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet në planin franko-gjerman, por në frymën e kushtetutës, ajo s’lejon asociacion njëetnik.

Kurti tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po insiston që plani franko-gjerman të quhet propozim i BE-së, i mbështetur nga Gjermania e Franca, dhe sipas tij, tani janë në një moment kur po flasin për marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve.

“Më 9 shtator e kemi pranuar këtë propozim dhe besoj se është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar tutje”.

- Advertisement -

“Pra, jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të plot të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë e aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se në fjalinë e parë të Planit të Ahistarit thuhet se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike.

“Pra, asociacioni njëetnik nuk është në frymën e atij plani ose kushtetutës sonë”, u shpreh Kurti.

Themelimin e Asociacionit po e kërkojnë SHBA dhe BE. Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht me qëndrimet e zyrtarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet se është koha e fundit që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit me shpejtësi, përfshirë krijimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën. Rohde ka thënë se ende s’ka ndonjë propozim nga ana e Kosovës për këtë gjë.

- Advertisement -

Të fundit

Deputeti i Bundestagut: Vuçiq ka të drejtë kur thotë se Serbia do të përballet me pasoja nëse nuk bën marrëveshje me Kosovën

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka të drejtë kur thotë se janë të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -