10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

SHBA: Biden dhe Blinken konfirmuan se Propozimi Evropian do ta çojë Kosovën drejt integrimit evropian

- Advertisement -

Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se presidenti Joe Biden dhe sekretari i shtetit Antony Blinken kanë konfirmuar se Plani Evropian do të dërgojë Kosovën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian.

- Advertisement -

Kështu është shprehur kjo ambasadë në një përgjigje për Klankosova.tv

“Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë ambasada amerikane.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -