8.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Shaip Kamberi: T’i besojmë Albin Kurtit për planin franko-gjerman, ja çka e pret Serbinë nëse e refuzon

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së fundmi ka pyetur se pse Serbia s’po u mundëson krijimin e asociacionit një-etnik shqiptarëve e minoriteteve të tjera që jetojnë atje.

- Advertisement -

Deklaratën e tij e mbështet edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, Kamberi ka deklaruar se nuk mund të ketë vlerë ekskluzive vetëm për një pakicë.

- Advertisement -

Ai ka kërkuar se të drejtat e komuniteteve në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të kenë vlerë universale.

“Edhe kërkesa jonë shkon në atë drejtim. Parimet e marrëveshjes së ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në pjesën që do t’i kushtohen të drejtave të komuniteteve duhet të kenë vlerë universale. Ato parime, në interes së paqes së qëndrueshme, nuk duhet të kenë ekskluzivitet vetëm për të drejtat e një komuniteti, sepse mbrojtja e të drejtave të pakicave “është pjesë përbërëse e mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, dhe si e këtillë ajo nuk mund të ketë vlerë ekskluzive vetëm për një pakicë”, ka thënë deputeti Kamberi.

Ai është pyetur nga gazeta edhe për planin e Francës dhe Gjermanisë, të cilin kryeministri Kurti, po e sheh si bazë të mirë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

- Advertisement -

Kamberi ka thënë se duhet t’i besohet Kurtit për këtë gjë, teksa ka shtuar se në rast se Serbia refuzon këtë plan, ajo do t’i nënshtrohet sanksioneve.

“Nuk i di detajet që përmban, por, nëse kryeministri i Kosovës thotë se është bazë solide për marrëveshje, atëherë duhet ta besojmë këtë. Në anën tjetër, në Serbi, ka kundërshtime të mëdha në të gjitha taborret: pozitë e opozitë, por se për dallim nga opozita pro-ruse, e cila refuzon çfarëdo marrëveshje me ndërmjetësimin e Perëndimit, pozita flet për sanksionet, të cilave do t’i nënshtrohet Serbia në rast refuzimi”, ka theksuar deputeti shqiptar.

Kryeministri Kurti është deklaruar i gatshëm të nënshkruajë planin franko-gjerman në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel, por kjo e fundit refuzoi./Bota sot, Linku i artikullit

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -